mendo globalisht,
vepro lokalisht

Përkrahja e gruas për gruan dhe vota e gruas për gruan, garanton progres për përfshirje të denjë gjinore në procesin zgjedhor

28.09.2013

Pejë, 27 shtator 2013 – Demokracia në Veprim (DnV), në kuadër të projektit për përfshirjen e gruas në proceset zgjedhore, ka mbajtur në Pejë një debat publik, me ç’rast është diskutuar për sfidat e përfaqësimit të gruas në procesin zgjedhor. Kryesisht, në debat është vlerësuar se niveli i përfaqësimit të gruas në proceset zgjedhore dhe në jetën politike në përgjithësi është mjaft i ulët dhe duhet punuar në këtë drejtim në mënyrë serioze dhe të vazhdueshme.
Shqipe Gjocaj, menaxhere e projektit në KDI, ka diskutuar për përfshirjen e ulët të grave në procesin zgjedhor, dhe vlerësoj që një ndër shkaktarët e kësaj situate është vet fakti që përfshirja e gruas në procesin zgjedhor po vazhdon të trajtohet thjeshtë si ‘qështje e grave’ që pritet të diskutohet mes grave. Ajo vlerësoj që prezenca dhe kontributi i grave duhet konsideruar si qeshtje me peshë të madhe politike, sepse në të kundërtën do të vazhdoj ta pengoj edhe vullnetin e grave të dalin në votim si votuese të informuara dhe të pavarura.
Abdurrahim Haxhisefa, kryesues i KKZ të Pejës ka thënë se edhe burrat e edhe gratë i kan të njëjtat të drejta, përfshirë kuotën gjinore si mekanizëm shtesë për përfshirjen e grave në trupat menaxhues zgjedhor. Sipas tij, zgjedhja e problematikës varet nga vet gratë dhe askush.
Megjithatë, Sebahate Çorkadiu, zyrtare për barazi gjinore në KK të Pejës, ka thënë që kjo ngecje e barazis gjinore rezulton nga faktorë të ndryshëm. Sipas saj, instancë shtytje janë subjektet politike. Megjithatë, mungesa e reagimit nga KQZ-ja si dhe nga gratë në përgjithsi për një përfshirje të tillë të ulët të grave në procesin zgjedhor i pengon përpjekjet për përfaqësim të bilancuar gjinor. Tutje, Qorkadiu tha që gratë janë ato që duhet të lobojnë për veten, dhe dalja në votim është një ndër veprimet që mundësojnë proges në këtë perspektivë.
Kandidatja për kryetare të Istogut, deputetja e Parlamentit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka theksuar se në krahasim me rajonin, Kosova ka progres në aspektin e barazisë gjinore. Sipas saj, problemin e përfshirjes  së ulët të grave e konsideron se buron nga subjektet politike. Ajo theksoj po ashtu që tanimë ka kaluar koha e fushatave për vetëdijësim, sepse gratë janë të vetëdijshme për procesin. Por, qka duhet të bëhet tutje, është që të sigurohet që gratë janë të gatshme të luftojnë tutje për pozita ekzekutive.
Pjesëmarrësit tjerë kanë vlerësuar se gruaja është duke u diskriminuar në përgjithësi edhe nga pushteti. Sipas Shkëndije Haliti, nga Vetëvendosje, fillimisht, diskriminimi po bëhet nga pushteti lokal. Në anën tjetër, është folur edhe për problemin e gruas në vendet rurale. Pjesëmarrësit kanë potencuar nevojën e angazhimit më të madh të grave, duke kërkuar nga subjektet politike t’u japin më shumë hapësirë. Megjithatë, përkrahja e gruas për gruan, dhe vota e gruas për gruan si garancion për progres në këtë proces ishte rekomandimi kyq nga pjesëmarrësit.
###