mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fëmijët dhe mësimdhënësit trajnohen në adresimin dhe mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna

21.10.2013

Mitrovicë, Ferizaj 21-28 tetor- Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” ka  mbjatur trajnim me nxënësit dhe këshillin e shkollës fillore “Andon Zako Çajupi” në  Mitrovicë dhe "Jeronim de Rada" në Ferizaj për adresimin  dhe mekanizmat e mbrojtjes sw fëmijëve nga dhuna në shkollë.
Qëllimi i këtij trajnimi është krijimi i një ambienti më të sigurt për fëmijët, të cilët vijojnë mësimin në këtë  shkollë, duke ndihmuar ata në ngritjen e vetëdijes mbi mekanizmat ekzistues pwr parandalim të dhunës dhe format e adresimit të dhunës në këto mekanizma.

Trajnime të tilla do të mbahen edhe në shkollat fillore “Xhemail Kada” në Pejë, “Zekeria Rexha” në Gjakovë,  “Tefik Çanga” dhe “Jeronim De Rada” në Ferizaj dhe “Bedri Gjina” në Mitrovicë

Këto trajnime janë pjesë e programit “Together 4 children rigts- Childprotection and Child Right Governance”, që është duke u implementuar nga Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja, mbështetur nga Save the Children International dhe SIDA.
 
Projekti  ka për qëllim të ndihmojë fëmijët, shkollat dhe organizatat e ndryshme në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, t’i shndërrojë shkollat në vende të sigurta për fëmijët dhe të ndihmojë krijimin dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve.

Projekti implementohet në tetë shkolla në katër komuna: shkollat fillore“Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Mustafa Bakia” dhe “Zekeria Rexha” në Gjakovë,  “Tefik Çanga” dhe “Jeronim De Rada” në Ferizaj dhe “Bedri Gjina” e “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, në periudhën nga maji deri në dhjetor 2013.