mendo globalisht,
vepro lokalisht

Krijohet grupi i fëmijëve për Monitorimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve

31.05.2014


Prishtinë, 30 Maj - Organizata Joqeveritare në partneritet me Save the Children kanë krijuar grupin e fëmijëve për monitorimin e zbatimit të Konventës ndërkombëtare për të drejtat e Fëmijëve, që për herë të parë në Kosovë do të del më një raport në nivel shteti mbi zbatimin e kësaj konvente në Kosovë.
Grupi i krijuar përbëhet  24 fëmijë, të moshave 14-16 vjeç nga e tërë Kosova, të të gjitha komuniteteve duke përfshirë këtu edhe fëmijë më aftësi të kufizuara. Këta fëmijë do të mësohen se si duhet monitoruar zbatimi i të drejtave të tyre të garantuara më ligje vendore e ndërkombëtare në Kosovë.
Fëmijët si monitorues të të drejtave të tyre do të bëjnë monitorimin përmes pyetësorëve dhe hulumtimeve në terren, duke intervistuar fëmijë të moshave të ndryshme në shkolla, rrugë, lagje e fshatra, për të përfshirë të gjitha shtresat e fëmijëve në hulumtim.
Po ashtu ky grup i fëmijëve me mbështetjen e Syrit Vizionit dhe Save the Children do të ketë edhe vizita të ndryshme në vendet e rajonit ku do të takohen me bashkëmoshatarët e tyre për t’u njohur me përvojat e tyre se si ata bëjnë monitorimin e të drejtave të tyre në shtetet e rajonit.
Në dhjetor të këtij viti, grupi i fëmijëve do të publikojë raportin e hulumtimit mbi të gjeturat se sa është zbatuar konventa për të drejtat e tyre në vendi tonë, raport ky që do të ju dorëzohet të gjitha institucioneve në nivel qendrorë.
Krijimi i grupit të fëmijëve për monitorimin e zbatimit të të drejtave të tyre dhe Konventës ndërkombëtare mbi të drejtat e tyre është krijuar në kuadër të programit “Se Bashku për Drejtat e Fëmijëve- Monitorimi i Konventës së Drejtave të fëmijëve”  qe Syri i Vizionit në partneritet më Save the Children janë duke e realizuar në Kosovë.