mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fëmijët e shkollës “Naim Frasheri” njohin mekanizmat e adresimit të dhunës në shkollë

17.06.2014

Fëmijët e pranishëm në këtë trajnim përpos mekanizmave në shkollë nuk kishin njohuri se mund ta adresojnë dhunën edhe në institucionet apo mekanizmat jashtë shkolle, pasi që atyre nuk u janë ofruar informacione për institucione tjera jashtë objektit shkollor ku mund të raportojnë rastet e dhunës. Ata kanë treguar shembuj të ndryshëm të dhunës që ka ndodhur në shkollën e tyre në mes të bashkëmoshatarëve, e në disa raste edhe me praninë e mësimdhënësve, për çka ata më parë kishin bërë ankesa tek kujdestari i klasës dhe drejtori i shkollës. Fëmijët janë shprehur se ky trajnim u ka ofruar atyre shumë informata dhe mundësi që në të ardhmen t’u drejtohen edhe institucioneve tjera për dhunën që shfaqet në shkollën e tyre, ku ata apo bashkëmoshatarët e tyre mund të jenë viktima. Ky ka qenë edhe qëllimi i këtij trajnimi, krijimi i një ambienti më të sigurt për fëmijët, të cilët vijojnë mësimin në këtë shkollë, duke i ndihmuar ata në ngritjen e vetëdijes në adresimin e dhunës me kohë dhe parandalimin e kësaj dukurie në shkollën e tyre.

Trajnimi është mbajtur në kuadër të “Së bashku për të drejtat e fëmijëve” (Together 4 children rigts- Child Protection), që është duke u implementuar nga Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja, në partneritet më organizatën Save the Children.  Projekti ka për qëllim t’i ndihmojë fëmijët, shkollat, organizatat e ndryshme në mbrojtjen e fëmijëve, dhe institucionet përgjegjëse në nivel lokal dhe qendrorë qe t’i shndërrojë shkollat në vende të sigurta për fëmijët dhe t’i ndihmojë ato në krijimin dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve.

Projekti implementohet në pesë komuna të Kosovës gjegjësisht në dhjetë shkolla të mesme të ulëta: “Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Mustafa Bakia” dhe “Zekeria Rexha”në Gjakovë, “Tefik Çanga” dhe “Jeronim De Rada” në Ferizaj, “Bedri Gjina” dhe "Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë dhe “Naim Frashëri” e “Ismail Qemali” në Prishtinë.