mendo globalisht,
vepro lokalisht

Bizneset të gatshme për të paguar dyfish tarifat nëse bëhet trajtimi dhe përpunimi i Ujërave të zeza

04.07.2014

Pejë, 04 Korrik - Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” ne partneritet me organizatën “Erns Basler+Partner” ka mbajtur një takim pune me bizneset e ndryshme qe veprojnë në komunën e Pejës.  Në këtë takim është diskutuar mbi rëndësinë dhe nevojën e trajtimit të ujërave të zeza si dhe pasojat shëndetësore dhe mjedisore më të cilat ballafaqohen banorët e komunës së Pejës nga shkarkimi i  papërpunuar i ujërave të zeza në Lumë Bardh. Gjithashtu është biseduar edhe për kënaqësitë apo pakënaqësitë e bizneseve mbi shërbimet e ofruara nga kompania e ujerave “KUR Hidrodrini” si dhe pritjet qe ata kanë nga kjo kompani dhe gatishmërinë qe këto biznese kanë  për të paguar për përmirësim të shërbimeve dhe përpunimin e ujërave të zeza.

Përfaqësuesit e bizneseve kanë vlerësuar si shumë të nevojshme grumbullimin dhe përpunimin e ujërave të zeza, si dhe kaun shprehur gatishmërinë për të paguar edhe dyfishin e faturimit nëse ndërtohet ndonjë fabrikë për grumbullimin dhe përpunimin e ujërave të zeza. Po ashtu ata janë shprehur shumë të pa kënaqur më shërbimet që ju ofrohen nga kompania “KUR Hidrodrini”.

Sipas tyre duhet të përmirësohen shërbimet e Hiro-Drinit dhe të vetëdijesohen qytetarët për rënduesin e ujit të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza.

Takimi i sotëm, është mbajtur në kuadër të projektit Studimi i fizibilitetit për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Peje, qe organizata “Erns Basler+Partner” ne partneritet me organizatën “Syri i Vizionit” janë duke e implementuar për të hulumtuar mbi gatishmërinë dhe interesin e qytetareve, bizneseve dhe industrive për trajtimin e ujërave të zeza dhe rënduesin e tyre.   

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të bizneseve të mëdha dhe te mesme të profileve të ndryshme dhe kanë shprehur të mirat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen si biznese çdo ditë. Poashtu ata kanë përgëzuar organizatat për organizimin dhe iniciativën e marre për një çështje shumë të rëndësishme. 

Në fund të takimit janë nxjerrë disa rekomandime që do t’i ndihmojnë hulumtimit të organizatave, i cili do të dorëzohet tek donatorët për ndërtimin e impinjantit për trajtimin e ujërave të zeza.