mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fëmijët njoftohen me punën e Avokatit të Popullit

29.09.2014

Prishtinë, 29 Shtator- Fëmijët e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë janë njoftuar më punën dhe aktivitet e Institucionit të Avokatit të Popullit”Ombudspersonit” se çfarë bënë ky institucion në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe ndihmën që mund të ju ofrojë ky institucioneve në rast se atyre ju shkelen të drejtat e tyre.
Igballe Rrahmani, nga Institucioni i Avokatit të Popullit, ka njoftuar fëmijët se në kuadër të këtij institucioni tash e sa vite ekziston Njësiti për të Drejtat e Fëmijëve, i cili mbron, promovon, vëzhgon si dhe zhvillon hetime lidhur me shkeljet e të drejtave të fëmijëve nga ana e institucioneve publike. Znj. Rrahmani ka thënë se “Ky njësitë i ka mundësuar IAP-së që të përqendrohet më shumë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës si dhe të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.
Ajo ka motivuar fëmijët që në rast se atyre ju shkelen të drejtat nga kushdo-qoftë në shkollë, familje etj, t’i drejtohen këtij institucione dhe se ky institucion do t’u dalë në ndihmë në çdo kohë që fëmijët të mos jenë viktima të dhunës apo dukurive tjera.
Fëmijët kanë ndarë raste të ndryshme ku ata besojnë që u janë shkelur të drejtat e tyre dhe kanë kërkuar sqarime nga përfaqësuesja e Avokatit të Popullit se çfarë është dashur të bëhet apo si duhet vepruar në raste të tilla.
Vizita e Ombuspersonit në shkollën Naim Frashëri është realizuar në kuadër të të programit “Së bashku për të drejtat e fëmijëve (Together 4 children rigts- Child Protection)”, në partneritet me organizatën Save the Children
Ky projekt po implementohet në dhjetë shkolla fillore dhe të mesme të ulëta në pesë komuna të Kosovës: në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Mitrovicë. Përfituesit të këtij projekti janë nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave si dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve.