mendo globalisht,
vepro lokalisht

Punëtori për ngritjen e bashkëpunimit mes biznesit dhe institucioneve të arsimit

07.10.2014

Gjakovë, 02 tetor – Është mbajtur punëtoria e dytë me grupin e akterëve, ku qëllimi ishte për të krijuar vizion të përbashkët sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit mes akterëve.
Në grupin i cili përbëhet nga përfaqësuesit e punëdhënësve në sektorin e turizmit, komuna e Gjakovës - drejtoria e arsimit dhe ajo e zhvillimit ekonomik, shoqëria civile, shkolla e mesme ekonomike, profesorë dhe nxënës, është diskutuar për rezultatet e vlerësimeve të bëra nga ata duke u fokusuar në perceptimet e ndryshme dhe radhitjen e faktorëve mbështetës dhe pengues në bashkëpunimin ne mes të institucioneve në sektorin e hotelerisë dhe turizmit.
Kjo punëtori është mbajtur në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit” (SEED) që po implementohet nga Syri i Vizionit dhe Volkshilfe.