mendo globalisht,
vepro lokalisht

Syri i Vizionit fillon një projekt të ri për vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me çështjet e pronës

24.10.2014

Syri i Vizonit ka filluar implementimin e një projekti të ri me financim nga ATRC/USAID . Projekti tetëmujor, në bazë ka vetëdijesimin mbi pronën dhe çështjet pronësore në Kosovë, me fokusim në komunat e rajonit të Pejës. Me emrin “Duaje pronën tende”, projekti synon të ngritë vetëdijen e qytetarëve mbi rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve të pronës, si në kuptim të bartjes së trashëgimisë tek trashëguesit përkatës të saj, ashtu edhe në raportet me ndërrimin e pronarëve, duke e shoqëruar me dokumentacionin e duhur, duke u fokusuar kryesisht në mungesën e vetëdijes dhe praktikave të duhura ligjore.
Me aktivitet e projektit do dë ndikohet në informimin e qytetarëve për procedurat ligjore të regjistrimit të pronës në emrin e tyre, vetëdijesimi për rëndësinë e zgjedhjes së çështjeve të trashëgimisë dhe informimi mbi procedurat ligjore si dhe në përmirësimin e komunikimit mes institucioneve: gjyqësorit dhe shërbimeve tjera ekzistuese në regjionin e Pejës që kanë ndikim drejtpërdrejt tek qytetari në procedurat ligjore për trashëgiminë dhe ndërrimin e pronarëve.
Projekti zgjat deri në muajin qershor 2015 dhe në kuadër të tij do ketë takime me qytetarët, përfaqësuesit e bashkësive lokale, institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit, etj në të cilat do shpërndahet sa më shumë informacion lidhur me mundësitë që kanë qytetarët për të zgjidhur çështjet e pronësisë, bartjen e pronave në emrin e vet dhe zgjidhjen e çështjeve të trashëgimisë, përfshirë këtu edhe informim sa më të mirë edhe të femrave dhe komuniteteve pakicë.