mendo globalisht,
vepro lokalisht

Prezantohet barometri i sundimit të ligjit në Kosovë

06.11.2014Instituti Kosovar për Hulumtim KIPRED dhe Syri i Vizonit kanë prezantuar barometrin e sundimit të ligjit në Kosovë, që realizohet në kuadër të projektit “Përmbushja e kërkesave të BE-së për qeverisje të mirë, për integrimin e mëtejshëm evropian të Kosovës”, që kanë filluar të implementojnë këto dy organizata këtë vit. Lancimi i barometrit dhe prezantimi i sajtit dhe raportit të fazës së parë është bërë një konferencë për media në Prishtinë.
Na paraqitjen e gjetjeve të para që i janë shfaqur publikut thuhet se në korrupsioni dhe krimi i organizuar janë problemet më të mëdha të sundimit të ligjit. Në bazë të hulumtimeve të bëra, institucioneve kosovare ju kanë paraqitur 143 rekomandime, prej të cilave, 50 kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mënyrë që të përmbushet kriteri i domosdoshëm i Bashkimit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave.
Poashtu moskomunikimi ndërmjet të institucioneve qendrore dhe atyre lokale, është njëra nga arsyet e mospërmbushjes së kritereve për liberalzimin e vizave.