mendo globalisht,
vepro lokalisht

Trajnim me fëmijët e shkollës “8 Marsi” mbi parandalimin e ngacmimeve

17.11.2014

Pejë,14 nëntor- Me iniciativë të drejtorit dhe psikologes së shkollës “8 Marsi” dhe disa prindërve , OJQ “Syri i Vizionit”, ka mbajtur një trajnim me temë “Parandalimi i ngacmimeve ndaj fëmijëve” me fëmijët e klasës së gjashtë të kësaj shkollë.
Fëmijët e kanë mirëpritur këtë trajnim dhe e kanë parë si mjaft të nevojshëm për ta, pasi që kanë pasur mundësi të njoftohen me llojet e ngacmimeve, jo vetëm në shkollë por edhe jashtë saj si dhe për mënyrat e parandalimit dhe referimit të kësaj dukurie. Po ashtu gjatë gjithë kohës, fëmijët kanë treguar edhe raste të ndryshme kur ata apo bashkëmoshatarët e tyre kanë qenë “viktima” të ngacmimeve nga bashkëmoshatarët e tyre, e që, në shumicën e rasteve kane qenë pa dashje apo pa vetëdije, por si shaka.
Është vërejtur që fëmijët nuk kanë pasur shumë informata sa i përket ngacmimeve, llojet, shkaqet dhe pasojat, si dhe për mënyrat alternative të parandalimit të ngacmimeve në shkollë dhe jashtë saj.