mendo globalisht,
vepro lokalisht

Projektet e përbashkëta të BE për bashkëpunimin rajonal

20.11.2014


Pejë, 20 nëntor-  Nicola Bertolini, Shefi  i sektorit  për zgjerim të BE njësia D3 për programet dhe bashkëpunimin rajonal, ka vizituar sot organizatën Syri i Vizionit në Pejë për t’u njoftuar me projektet që kjo organizatë implementon me financim nga Komisioni Evropian. Ai është njoftuar me projektet e kësaj organizate, nga të cilat tri projektet vijnë në partneritete lokale dhe rajonale, që financohen nga BE. Një nga ta është projekt në kuadër të rrjetit ballkanik antikorrupsion SELDI, që përfshin organizata nga rajoni i Ballkanit.
 I shoqëruar nga stafi i Syrit të Vizionit, z. Bertolini poashtu ka vizituar dhe Komunën e Pejës, ku është takuar me kryetarin Gazmend Muhaxheri me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes komunës dhe shoqërisë civile dhe për projektet që mbështeten nga komisioni Evropian.