mendo globalisht,
vepro lokalisht

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Naim Frashëri” me kod të mirësjelljes

25.11.2014

Prishtinë 24 nëntor - Organizata joqeveritare Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children  kanë ndihmuar shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë, në hartimin e Kodit të mirësjelljes, kod ky që do të ndihmojë shkollën në fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve në këtë shkollë.
Kodi i mirësjelljes është hartuar në bashkëpunim më këshillin drejtues të shkollës dhe në koordinim me Drejtorinë e arsimit në Komunën e Prishtinës. Sipas menaxhmentit të shkollës dhe prindërve ky kod do të ndihmojë shkollën në fuqizim të mekanizmave për mbrojtjen dhe respektimin të drejtave të fëmijëve, në të njëjtën kohë sipas tyre do të ndikojë edhe në ngritjen e vetëdijes së fëmijëve, që krahas të drejtave ata kanë obligimet dhe përgjegjësi.
Ndërsa fëmijët që vijojnë mësimin në këtë shkollë janë shprehur të bindur se ky kod përpos që do t’i vetëdijesojë ata për të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë, do të ndikojë edhe tek mësimdhënësit pasi që kodi ndalon edhe disa veprime të mësimdhënësve, si përdorimin e dhunës fizike, psikike, diskriminimin, ngacmimet etj.
Një kod i tillë është duke u hartuar edhe për shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë. Hartimi i kodeve të mirësjelljes për këto shkolla është  pjesë e punës dhe  aktiviteteve të shumta që Organizata joqeveritare Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children, janë duke realizuar në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në komunat, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Prishtinë, në kuadër të programit “Së bashku për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve”.