mendo globalisht,
vepro lokalisht

Menaxhimi i Kufijve, Migrimi i Paligjshëm dhe Kontrabanda

28.01.2015

Pejë,27 janar 2015 – Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime tëPolitikave (KIPRED) dhe partneri implementues Syri i Vizionit (SiV)organizuan një tryezë të rrumbullakët për të prezentuar dhe diskutuar rreth Menaxhimit të Kufijve, Migrimit të Paligjshëm dhe Kontrabandës.

Kjo ishte tryeza e dytë e organizuar në kuadër të projektit "Përmbushjae kërkesave të BE-së për qeverisje të mirë, për Integrimin e mëtejshëmEvropian të Kosovës", projekt i cili është financuar nga KomisioniEvropian, Zyra Ndërlidhëse në Prishtinë.
Në këtë tryezë morën pjesëanëtarë nga institucionet kyçe të sundimit të ligjit në Kosovë nganiveli qendror dhe lokal si: Prokuroria Speciale e Republikës sëKosovës, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit-Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmëne Viktimave, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Doganae Kosovës, Komisioni për Kufijtë, Gjykatat Themelore (Pejë dheGjakovë), Prokuroria Themelore Gjakovë, si dhe përfaqësues ngaorganizatat e shoqërisë civile.

Fillimisht, u prezentuan të gjeturatfillestare të projektit nga ana e KIPRED dhe SiV, për të vazhduar mëtej me diskutimet e akterëve të pranishëm në tryezë.
Tryezën e hapidrejtori ekzekutiv i Syri Vizionit në Pejë, Veton Mujaj, i ciliprezantoi para pjesëmarrësve të dhënat e përgjitshme për projektin dhetë gjeturat nga monitorimi në nivel lokal.

“Kur është fjala përmenaxhimin e kufijve të Kosovës, situata nuk është aq e kënaqshme përshkak të një numri të parregullsive të gjetura në pikat e kalimitkufitar të Kosovës. Sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar në luftënkundër veprimtarive të paligjshme, sfida më e madhe në çështjen ekontrabandës dhe migracionit të paligjshëm është mungesa e bashkëpunimitme Serbinë për shkak të çështjes së qëndrimit të tyre ndaj Kosovës.Gjithashtu, rritja e azilkërkuesve nga Kosova është e lidhur edhe memungesën e perspektivës në Kosovë por edhe mungesën e liberalizimit tëvizave për Kosovën” - tha znj. Ariana Qosaj-Mustafa, menaxhere e këtijprojekti dhe njëkohësisht hulumtuese e lartë në KIPRED.”

Pjesëmarrësit në tryezë u pajtuan me gjetjet fillestare nga KIPRED dheSiV dhe shprehen mendimet e tyre në lidhje me zgjidhjet më efikase tëproblemeve që po hasim ne si shtet në rrugëtimin drejt BE-së. Edhe sipaspërfaqësuesve të institucioneve të pranishme, ana implementuese dheteknike paraqet një sfidë te konsiderueshme, mirëpo është duke u punuarshumë që këto probleme të tejkalohen sa më shpejt.