mendo globalisht,
vepro lokalisht

U mbajt debati me qytetarët e Deçanit për çështjet e pronave

27.03.2015

Deçan, 27 mars- Në sallën e kuvendit komunal të Deçanit është mbajtur një debat publik me qytetarët e kësaj komune, në të cilin është diskutuar për çështjet e pronës dhe problemet që ata kanë në këtë komunë. Përfaqësues nga Komuna e Deçanit, Gjykata themelore dhe institucionet që kanë të bëjnë me problemet e pronës, para qytetarëve u kanë treguar qytetarëve mënyrën se si duhet adresuar këto probleme deri në zgjidhjen e tyre. Për një orë ata kanë ofruar përgjigje në pyetjet e qytetarëve, që kanë paraqitur problemet e tyre në lokalitetet ku jetojnë, dhe kanë kërkuar informacione për funksionimin e institucioneve të drejtësisë.
Çështjet që kanë ngritur ata kanë të bëjnë me kontestet e krijuara nga trashëgimia, problemet ndërfqinjësore, shitblerjet që nuk shoqërohen me dokumentacionin përkatës, pronat e nacionalizuara nga shteti në kohën e komunizmit, pronat e uzurpuara komunale, etj.
Takimi është organizuar në kuadër të debateve dhe takimeve publike që Syri i Vizionit organizon nëpër komunat e rajonit të Pejës , në implementimin e projektit “Mbroje pronën tënde” me mbështetje financiare nga USIAD/ATRC.