mendo globalisht,
vepro lokalisht

Publikohet doracaku “Si t’i qasemi Gjykatës”

30.04.2015

Pejë, 30 prill- Doracaku “Si t’i qasemi gjykatës” është publikuar nga “Syri i Vizionit” dhe i financuar nga USAID/ATRC. Ai flet për funksionimin e gjykatave, konkretisht Gjykatës themelore të Pejës, që përfshin me degët e saj edhe Klinën, Deçanin dhe Istogun, procedurat që duhet ndjekur qytetari, përgatitjen e seancave dhe hapjen ndaj publikut.
Një pjesë e këtij publikimi, sot i janë dhuruar Gjykatës themelore të Pejës, ndërsa pjesa tëjetër do shpërndahet nëpër institucione dhe për qytetarët e katër komunave.
Doracaku është publikuar në kuadër të projektit “Mbroje pronën tënde”, që po implementohet në komunat e rajonit nga Syri i Vizionit me mbëhstetjen e USAID/ATRC.