mendo globalisht,
vepro lokalisht

Certifikohen mësuesit e këshillimit në karrierë

22.06.2015

Gjakovë, 22 qeshor- Në Gjakovë është mbajtur ceremonia e ceritifkimit të 13 mësimdhënësve të parë për këshillimin në karrierë, të trajnuar gjatë implementimit të projektit “Mismatch”. Pasi kanë ndjekur trajnimet gjatë muajit maj dhe qershor, mësimdhënësit e kësaj komune janë certifikuar, për të filluar këtë vit shkollor me Këshillimin në karrierë në shkollat fillore të kësaj komune.
Në një ceremoni të organizuar nga Syri i Vizionit dhe Drejtoria e Arsimit të Komunës së Gjakovës, bashkë me mësimdhënësit, akne qenë të pranishëm edhe drejtorët e shkollave të mesme të ulëta, nga të cilat arsimtarët janë trajnuar, në mënyrë që ata të informohen mbi nevojat e implementimit të këshillimit në karrierë, qoftë si lëndë në veti, e me zgjidhje, qoftë si modul brenda një lënde, apo si projekt në vete.
Syri i Vizonit ka trajnuar mësimdhënësit për këshillimin në karrierë edhe në komunën e Pejës vitin e kaluar, me mbështetjen financiare të Solidar Suisse, ndërsa këtë vit është vazhduar me dy komuna të reja, Gjakova dhe Istogu. Projekti Mismatch ka për qëllim përshtatjen e shkollimit me tregun e punës dhe  krijimin e lidhjes mes shkollave dhe biznesit, me qëllim përmirësimin e praktikës profesionalë të nxënësve.