mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fushata: Koha për ta ndalur izolimin e Kosovës-Treat US Fairly

13.07.2015

Procesi i Liberalizimit të Vizave në Kosovë
Fushata: Koha për ta ndalur izolimin e Kosovës/Treat US Fairly
Peticion i Qytetarëve

Nesër,me datë 14.07.2015 fillon nënshkrimi i peticionit nëpërmjet të cilitqytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dheQeverisë së Kosovës për përshpejtimin e procesit të liberalizimit tëvizave.
Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe organizatatpartnere  të kësaj fushate ditët e para do të jenë me nga dy pika tëvendosjes për mbledhje të nëshkrimeve në secilën nga shtatë komunat emëdha. Komuna e Prishtinës do t’i ketë tri pika të vendosjes. Ndërsa,ditëve në vijim do të jenë në komunat përreth. Secila nga këtoorganizata do t’i ndajë informatat për lokacionet ku do të jenë,nëpërmes mediave dhe rrjeteve sociale.
Organizatat partnere janë:
1.    Kosovo 2.0 – Prishtinë
2.    OJQ EC Ma Ndryshe – Prizreni
3.    OJQ Community Building Mitrovica – Mitrovicë
4.    OJQ She-Era – Gjakovë
5.    OJQ Vizioni i Syrit – Pejë
6.    OJQ Network of peace Movement – Gjilan
7.    Iniciativa për Progres INPO - Ferizaj

Ju ftojmë të dilni nëpër vendet ku jetoni dhe ta nënshkruani peticionin për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Për më tepër informacion rreth fushatës, klikoni këtu http://kfos.org/procesi-i-liberalizimit-te-vizave/

Përçdo informatë shtesë që do t’ju interesojë rreth këtij peticioni, julutem  kontaktoni zyret e Fondacionit  038 542 160 apo ne email adresë[email protected] apo edhe organizatat partnere.

Sinqerisht,
Ekipi i realizimit të fushatës