mendo globalisht,
vepro lokalisht

Trajnime bizneseve për praktikën e nxënësve në lëmin e turizmit

12.09.2015

Pejë, 12 shtator- Bashkëpunimi mes Shkollës së mesme Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë dhe bizneseve në sektorin e hotelerisë dhe turizmit, do të vazhdojë edhe këtë vit shkollor, për të përmirësuar përvojat e këtyre bizneseve në ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e kësaj shkolle. Mbi 100 nxënës që kryejnë për tri vjet praktikën profesionale, do të kenë të bëjnë me pronarë dhe menaxher biznesesh që dinë t’ua shpjegojnë modulet e praktikës profesionale. Në kuadër të projektit Mismatch që Syri i Vizionit po implementon me mbështetje financiare nga Solidar Suisse, mësimdhënësit e praktikës profesionale do të trajnojnë pronarët e bizneseve, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të përgatisin sa më mirë nxënësit që kryejna praktikën në këto biznese.
Në bashkëpunim me Drejtorinë komunale të arsimit, tre profesorë të praktikës profesionale nga kjo shkollë, do të vazhdojnë seanca individuale trajnimesh me rreth 30 biznese nga komunale Pejës në lëmin e hotelerisë. Kjo shihet si e rëndësishme në përmirësimin e praktikës profesionale në mënyrë që këta nxënës pas diplomimit, të përshtaten sa më mirë me tregun e punës.