Mbahen punëtoritë për Kodin e Mirësjelljes në shkollat Thimi Mitko dhe Selami Hallaqi Gjilan

Këshillat e të dy shkollave e kanë mirëpritur nismën e hartimit të kodit të mirësjelljes për shkollat e tyre dhe e kanë cilësuar si diçka shumë të nevojshme për këto shkolla si dhe kanë çmuar punën që është duke bërë OJQ Syri i Vizionit dhe Save the Children. Ata kanë vlerësuar këtë nismë si një ndihmë për shkollën e tyre, pasi që ky kod ka të bëjë me vendosjen e disa rregullave të brendshme që shkolla duhet ti ketë në kodin e mirësjelljes me të drejtat dhe përgjegjësitë e nxënësve si dhe veprimet e ndaluara për fëmijë dhe mësimdhënës.
Përveç, kodit të mirësjelljes më nxënësit e këtyre shkollave janë mbajtur edhe trajnime në fushën e parandalimit dhe adresimit të dhunës si dhe ngacmimeve duke ndikuar kështu në rritjen e vetëdijes së fëmijëve ndaj këtyre dukurive.
Projekti Together 4 children rigts- Child protection ka për qëllim zhvillimin e një sistemi për monitorimin dhe raportimin e dhunës ndaj fëmijëve, duke krijuar politika të favorshme për përmirësimin e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë që janë në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardet e BE-së.
Ky projekt po implementohet në dhjetë shkolla fillore dhe të mesme te ulëta në pesë komuna të Kosovës: në Prishtinë Naim Frasheri dhe Ismail Qemali; në Pejë Ramiz Sadiku dhe Xhemail Kada; në GjakovëMustafa Bakia dhe Zekeria Rexha; në Ferizaj Tefik Çanga dhe Jeronim De Rada, dhe në Mitrovicë në shkollat Bedri Gjina dhe Andon Zako Çajupi, në shkollat Aziz Tola dhe Ibrahim Fehmiu në Prizren si dhe në shkollat Thimi Mitko e Selami Hallaqi në Gjilan.