mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fëmijët e shkollës “Selami Hallaqi” takojnë Qendrën për punë Sociale

16.09.2015

Gjilan, 16 shtator- Fëmijët e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Selami Hallaqi” në Gjilan janë njoftuar me punën dhe aktivitetet e Qendrës për Punë Sociale, se çfarë bën ky institucion në mbrojtjen e fëmijëve dhe ndihmën që mund t’u ofrojë në rast se atyre ju shkelen të drejtat e tyre, apo nëse ata kanë qenë viktima apo kryes të ndonjë vepre.

Mursel Zymberi, drejtor i Qendrës për Punë Sociale, ka njoftuar fëmijët se ky institucion ofron shërbime të ndryshme për fëmijë dhe se ata dhe vetë shkolla mund t’i shfrytëzojë shërbimet që ka ky institucion dhe punonjësit e saj profesionalë nga fusha të ndryshme.

Ai i ka motivuar fëmijët që në rast se atyre ju shkelen të drejtat, apo nëse janë viktima nga kushdo-qoftë në shkollë, familje etj, t’i drejtohen këtij institucione dhe se ky institucion do t’u dalë në ndihmë në çdo kohë që ata më të mos jenë viktima të dhunës apo dukurive tjera.
Fëmijët kanë ndarë raste të ndryshme ku ata besojnë që u janë shkelur të drejtat e tyre dhe kanë kërkuar informata nga përfaqësuesi i QPS-së, se çfarë është dashur të bëhet apo si duhet vepruar në raste të tilla.

Vizita e zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale në shkollën fillore dhe te mesme të ulët  Selami Hallaqi është realizuar në kuadër të programit “Së bashku për të drejtat e fëmijëve (Together 4 children rigts- Child Protection)”, në partneritet me organizatën Save the Children.
Vizita të tilla do të bëhen edhe në shkollat tjera ku është duke u implementuar ky program.