mendo globalisht,
vepro lokalisht

Organizatat e shoqërisë civile i kanë dorëzuar shefit të Zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar peticionin me nënshkrimet e qytetarëve për liberalizim të vizave

16.09.2015

 Prishtinë 15 shtator- Peticionin për një muaj e kanë nënshkruar afër 55 mijë qytetarë, të cilët i kanë dërguar mesazh BE-së se nuk janë të kënaqur që janë të izoluar dhe janë jashtë liberalizimit të vizave.
Zhbogar është shprehur i lumtur që ka pranuar këtë peticion, të cilin ka thënë se do ta dorëzojë në institucionet e BE-së.
“Janë disa mesazhe që bart ky peticion. E para është frustrimi që qytetarët e shprehin sepse janë të vetmit jashtë këtij procesi dhe izolimi i tyre. Kam dëgjuar nga shumë kosovarë se si kanë humbur mundësi të mira kulturore e sportive pikërisht për shkak të vizave. Ne i kuptojmë këto dhe mesazhi që dua ta jap është se ka shpresë dhe dritë në fund të tunelit për këtë proces”, ka thënë Zhbogar.
Ai ka shtuar se Komisioni do të dalë me raport këtë vjeshtë dhe aty do të kuptohet më shumë se ku është Kosova me këtë proces.
shoqërisë civile ka kërkuar që edhe Brukseli e Prishtina të bëjnë më shumë për liberalizimin.
Peticioni i qytetarëve i është dorëzuar edhe ministrit të Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.
Syri i Vizionit si pjesë e këtij grupi të OJQve ka pasur përgjegjësinë dhe organizimin e fushatës në komunat e rajonit të Pejës.