mendo globalisht,
vepro lokalisht

Takim me temën “Parandalimi i dhunës në familje”

23.09.2015

Takim me temën “Parandalimi i dhunës në familje”

Klinë, 18 shtator – Në mbështetje të iniciativës së grave asambliste dhe grupit jo formal të grave në komunën e Kinës, është mbajtur takim me temën “Parandalimi i dhunës në familje”, që ka pasur për qëllim prezantimin e rolit të institucioneve, mekanizmave dhe shërbimet që ofrojnë për rastet e dhunës në familje në nivelin lokal. Kanë qenë të pranishme në takim përveç grave asamblistë, edhe zyrtarja e Zyrës për barazi gjinore dhe të drejtat e njeriut, Gjykata themelore, Njësia kundër dhunës në familje, Policia e Kosovës, zyrtarja e Qendrës për punë dhe mirëqene sociale, shoqëria civile, OSBE, mediat dhe gratë nga zonat rurale.

Gjatë takimit është trajtuar roli, shërbimet si edhe të gjithë mekanizmat ku duhet të adresohet dhuna në familje. Poashtu është diskutuar për problematikat që janë paraqitur gjatë punës së institucioneve dhe vet grave nga vendeve rurale, dhe është dalë me rekomandime të cilat do të adresohen tek institucionet edhe përmes grave asamblistë.

Takimi është organizuar në kuadër të iniciativës së grupit të grave asambliste dhe grupit jo formal të grave në Klinë, mbështetur nga organizata jo qeveritare Syri i Vizionit në partneritet me Olaf Palme Internacional Center dhe SIDA.