mendo globalisht,
vepro lokalisht

Trajnohen fëmijët për t’u mbajtur ligjërata bashkëmoshatarëve të tyre për KNDF-në

13.11.2015


Gjilan, Prizren, 9-13 nëntor- Në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta “Selami Hallaqi” dhe “Thimi Mitko” në Gjilan dhe ato “Ibrahim Fehmiu” dhe Haziz Tola” në Prizren janë krijuar grupe të fëmijëve që do të mbajnë ligjëratë bashkëmoshatarëve të tyre lidhur më Konventën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Fëmijët kanë mësuar për metodologjinë e ligjërimit për bashkëmoshataret e tyre dhe më datën 20 nëntor, që shënon ditën  ndërkombëtare të KNDF-së, ata do të mbajnë ligjërata para bashkëmoshatarëve të tyre.

Grupi i fëmijëve që tashmë është krijuar dhe trajnuar në fushën e të drejtave të fëmijëve do t’i shërbejë shkollës si një mekanizëm për promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe në të njëjtën kohë do të merret edhe me mbrojtjen e të drejtave të tyre brenda shkollës.

Këto grupe të fëmijëve janë krijuar në kuadër të punës dhe programit që Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children janë duke punuar më këto shkolla në kuadër të projektit “Se bashku për të drejtat e fëmijëve”, projekt ky qe realizohet në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës