mendo globalisht,
vepro lokalisht

U mbajt Kuvendi i anëtarëve të organizatës Syri i Vizionit

16.12.2015


Pejë, 12 dhjetor- Kuvendi vjetor i anëtarëve të organizatës Syri i vizionit, është mbajtur dhe ka tubuar anëtarët dhe vullnetarët e SiV në Pejë.

Në këtë takim është diskutuar puna njëvjeçare, për të cilën është paraqitur një raport narrativ dhe financiar, për projektet e vitit të kaluar, projektet ekzistuese dhe strategjinë dhe planin e aksionit për vitin 2016.
Anëtarësia e Kuvendit ka miratuar statutin e ri të organizatës, dy rregullore: atë për funksionin dhe kompetencat e bordit menaxhues dhe drejtorit ekzekutiv, ndërsa është paraqitur edhe strategjia e punës për programet e mbrojtjes së fëmijëve për periudhën në vazhdim.

Në Kuvend është promovuar edhe platforma online e anëtarësimit dhe vullnetarëve.