mendo globalisht,
vepro lokalisht

Projekti për përkrahjen e grave në rajonin e Pejës

09.03.2016


Nga muaji shkurt në katër komuna të Dukagjinit, organizata Syri i Vizionit ka filluar të implementon një projekt në përkrahje të grave, me mbështetjen financiare nga USAID/ATRC. Projekti synon fuqizimin e grave dhe inkurajimin e tyre për pjesëmarrje aktive.
Në kuadër të projektit për 20 gra të asambleve komunale të Pejës, Istogut, Deçanit dhe Junikut do të ketë forume një ditore me tema të ndryshme, asistencë teknike, etj. duke ua lehtësuar kështu edhe  promovimin e rolit të tyre në politikë. Për gratë nga shoqëria civile, biznesi dhe nga subjektet politike do të ketë edhe mbështetje në këshillim, mentorim dhe përkrahje në suksesin në ndërmarrësi, ndërsa në takime do prezantohen shembuj të femrave të suksesshme në shoqërinë kosovare. 

Implementimi:     OJQ Syri i Vizionit me financim nga USAID/ATRC
Periudha:     Shkurt 2016 - maj 2017