mendo globalisht,
vepro lokalisht

Takim më këshillin drejtues për fuqizimin dhe funksionimin e kutisë së ankesave

22.03.2016Prizren-22 mars- Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children kanë mbajtur takim me këshillin drejtues të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Haziz Tola” në Prizren, ku është diskutuar për krijimin e një komisioni për hapjen e kutisë së ankesave dhe administrimin e saj.
Këshilli drejtues kanë mirëpritur idenë për krijimin e një komisioni brenda shkollës, i cili do të administrojë më kutinë e ankesave dhe do të ndihmojë këshillin drejtues të shkollës në trajtimin e të dalurave nga kutia e ankesave.
Këshilli për administrim më kutinë e ankesave do të ketë një përbërje prej gjashtë personave, dy do të jenë përfaqësues të mësimdhënësve njëri i zgjedhur nga këshilli drejtues dhe tjetri nga vetë nxënësit, dy përfaqësues të fëmijëve dhe dy prindër.
Komisioni do të hap kutinë çdo muaj dhe do të hartojë një raport më shkrim më të dalurat nga kutia raport ky që do t’i dorëzohet këshillit drejtues dhe drejtorit të shkollës së bashku më letrat e futura në këtë kuti. Po ashtu do të bëhet edhe një njoftim publik për fëmijët pas çdo hapje të kutisë që fëmijët të kenë informatë kthyese lidhur më atë se çfarë ka ndodhur me ankesat e tyre apo çështjet që ata i kanë adresuar përmes kutisë së ankesave.
Takime të tilla pune me këshillat drejtues të shkollave do të mbahen edhe me shkollat tjera si “Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Zekeria Rexha” dhe “Mustafa Bakija” në Gjakovë, “Ismail Qemali” dhe “Naim Frasheri” në Prishtinë, “Bedri Gjinaj” dhe “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë”, “Tefik Çanga” dhe “Jeronim de Rada” në Ferizaj,  “Selami Hallaqi” dhe “Thimi Mitko” në Gjilan si dhe në shkollës “Ibrahim Fehmiu” në Prizren.
Ky takim është organizuar në kuadër të projektit “Së bashku për të drejtat e fëmijëve”, implementuar nga OJQ Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children në disa komuna të Kosovës.