mendo globalisht,
vepro lokalisht

Komunat angazhohen që këshillimi në karrierë të përfshihet në shkollat e rajonit të Dukagjinit

03.06.2016


Pejë, 02 qershor- Dje në kuadër të projektit Mismatch u realizua takimi me udhëheqësit e drejtorive të arsimit në komunat e rajonit të Pejës në të cilin u diskutua ecuria e zbatimit të këshillimit në karrierë në shkollat e komunave të rajonit: Pejës, Deçan, Istog , Gjakovë, Junik dhe Klinë.
Në këto komuna Syri i Vizonit me mbështetjen e Solidar Suisse në tri vitet e kaluara ka trajnuar dhe licencuar mësimdhënësit për këshillim dhe orientim në karrierë, të cilën kanë filluar zbatimin  saj nëpër shkollat e komunave. Bashkë me drejtorët e arsimit janë diskutuar hapat konkret të të informimit, avokimit dhe lobimit në lidhje me këshillimin dhe orientimin në karrierë si dhe mundësia e hartimi të një plani mësimore vetor të standardizuar për shkallën si dhe përfshirjen e akterëve tjerë në këtë proces dhe planifikimin e aktiviteteve në periudhën në vazhdim.
Drejtoritë komunale  janë pajtuar për hartimin e letre mbështetëse për hartimin e planeve vjetorë, si një nga vështirësitë e identifikuara gjatë monitorimit të zbatimit të lëndës nëpër shkolla.