mendo globalisht,
vepro lokalisht

Hapet Shtëpia e Inovacionit në Istog

07.07.2016


Istog, 7 korrik - Në kuadër të projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi", i financuar nga Bashkimi Evropian, në Istog është bërë hapur Shtëpia e Inovacionit, një vend i dedikuar për gjenerimin e ideve novative dhe vënien në funksion të teknologjisë informative në shërbim të zhvillimit të turizmit.
Në ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova dhe kryetari i Komunës së Beranes nga Mali i Zi, Dragoslav Scekic. Projekti realizohet paralelisht në dy këto lokalitete në kuadër të projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar që financon Komisioni Evropian dhe ka filluar prej muajit mars. Shtëpia e Inovacionit është vendosur në Pallatin e Kulturës në Istog, dhe është konstruktuar me mjetet e projektit dhe me përkrahjen e Komunës së Istogut.