mendo globalisht,
vepro lokalisht

Punëtoria për komunikimin dhe shfrytëzimin e medias për promovim e grave në politikë, biznes dhe shoqëri civile

30.08.2016

Është duke u mbajtur punëtoria e dytë në kuadër të shkollës së ndërmarrësisë të organizuar nga Syri i Vizionit në kuadër të Projektit për Përkrahjen e Grave në komunat e rajonit të Pejës. 25 gra nga politika, shoqëria civile dhe biznesi kanë ndjekur punëtorinë e dytë që i është kushtuar komunikimit publik, shfrytëzimit të mediave për promovimin e kauzave dhe barazisë gjinore, mediat sociale dhe shkrimi akademik. Pjesëmarrëset nga komunat Pejë, Istog, Decan dhe Junik kanë diskutuar për modelet dhe stereotipet e paraqitjes në media, mundësitë e promovimit, lidhjes në rrjete të informaciont dhe shfrtëzimit mundësive për paraqtijen para publikut.

Aktiviteti organizohet në kudër të Shkollës për qeverisje dhe ndërmarrësi, që Syri i Vizionit zhvillon me mbështetjen financiare nga USAID/ATRC në katër komuna të rajonit. Gjatë muajve tjerë do mbahen edhe punëtori tjera me tema nga përfaqësimi politik, barazia gjinore, ndërmarrësia dhe biznesi, etj.