mendo globalisht,
vepro lokalisht

Trajnimi me temën e ndërmarrësisë dhe inovacionit

23.09.2016

Pejë, 23 shtator Shkolla e ndërmarrësisë ka mbajtur punëtorinë e tretë me temën: ndërmarrësia dhe inovacioni. Gratë nga katër komuna të rajonit: Pejë, Deçan, Istog dhe Junik, aktive në politikë, biznes dhe shoqëri civile kanë ndjekur trajnimin në temat e ndërmarrësisë, si pjesë e angazhimit në ngritjen e kapaciteteve të grave në rajon, mbështetje në fuqizimin e tyre nëpër komunat përkatëse dhe në krijimin e qasjes në jetën publike.
Grupi i grave me rreth 24 pjesëmarrëse në punëtorinë e radhës kanë ndjekur trajnimin e radhës e cili është pjesë e programit me tetë tema në kuadër të Shkollës së Ndërmarrësisë. Syri i Vizionit është duke implementuar Projektin për përkrahjen e grave me mbështetje financiare nga USAID/ATRC, që ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e grave në  disa komunat të Dukagjinit.
Përveç kësaj, aktivitete të ndryshme në kuadër të këtij projekti kanë për qëllim fuqizimin  e grave në politikë dhe mbështetjen teknike për gratë asambleiste dhe shpërndarjen dhe promovimin e e përvojave pozitive në rajon.