mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet punëtoria me temë mbi planin e biznesit

15.11.2016

 

Syri I Vizionit ka mbajtur punëtorinë e pestë në kuadër të Shkollës së ndërmarrësisë. Punëtoria me temën për Planin e Biznesit dhe Marketingun është bajtur në Prishtinë në lokalet e ICK. Shkolla e ndërmarrësisë është pjesë e Programit për Përkrahjen e grave që Syri I Vizionit implementohet me mbështetjen financiare nga USAID/ATRC në katër komuna të rajonit të Dukagjinit: Pejë, Decan, Istog e Junik.

 

Pjesëmarëse në këto punëtori janë mbi 20 gra active në politikë, biznes dhe ndërmarësi nga këto komuna, të cilat deri tash kanë ndjekur trajnime në qeverisjen proktive, komunikim, ndërmarrësi, baeazi gjinore, etj.

 

Punëtoria e sotme është përfshirë si pjesë e Javës globale të ndërmarrësiësë që shënhet në Kosovë ashtu edhe në qindar vende të Botës me aktivitete që kanë për qëllim nxitjen e ndërmarrësisë tek të rinjtë, gratë, etj.