mendo globalisht,
vepro lokalisht

Syri i Vizionit i bashkëngjitet protestës për lirimin e Ramush Haradinajt

11.01.2017

Pejë, 11 janar- Syri i Vizionit i është bashkëngjitur protestës për lirimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, si pjesë e këshillit organizativ i përbërë nga subjektet lokale të politikës, komunitet joshumicë, shoqatat dhe aktivistët lokalë të Pejës. Në emër të organizatave të shoqërisë civile në tubimin në sheshin e qendrës së Pejës ka folur drejtori ekzekutiv i Syri i Vizionit, Veton Mujaj.
Ai ka thënë se arrestimet e vazhdueshme dhe me aq lehtësi të personaliteteve të Kosovës janë të papranueshme, prandaj ne sot po shprehim pakënaqësinë tonë gjithandej Kosovës për të dhënë një mesazh që arrestimeve të tilla duhet t’u vijë fundi.
“Në kohën kur Kosova ka mbetur i vetmi vend i izoluar i Evropës, ne kemi nevojë jo për ndaljen dhe izolimin, por për hapjen e rrugëve për popullin e Kosovës për përparim dhe integrime në rrugën evropiane” ka thënë Mujaj.