mendo globalisht,
vepro lokalisht

Përfundon kampi dy javor me fëmijët nga 6 shkolla fillore

11.08.2017

Pas dyjavësh aktivitetesh, lojërash dhe emocionesh, sot u përmbyll Kampi veror 2017 me fëmijët nga 6 shkollat fillore të Pejës, Klinës dhe Istogut. I konceptuar dhe realizuar nga Syri i Vizionit dhe me përkrahjen e GIZ-it. 

Qëllimet themelore të kampit ishin që fëmijët e komuniteteve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, të forcojnë aftësitë dhe shkathtësitë e tyre për nxënie në shkollë dhe për jetë përmes aktiviteteve të ndryshme argëtuese dhe animative, të njihen dhe t’i pasurojnë dituritë e tyre rreth shoqërisë dhe bashkëveprimit me moshatarët, të integrohen më lehtë në mjedisin ku jetojnë, aspekte këto shumë të rëndësishme për të ardhmen e tyre, si anëtarë të përgjegjshëm dhe të frytshëm të shoqërisë. 

Synimi i këtij kampi ishte që këto qëllime edukative dhe integruese të arrihen përmes aktiviteteve në fusha të ndryshme e me interes të veçantë për të gjithë fëmijët, pjesëmarrës në kampin veror.