mendo globalisht,
vepro lokalisht

Pako shkollore për nxënësit e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në Istog

21.09.2017


Istog, 21 shtator -  Organizata jo qeveritare Syri i Vizionit nga Peja, ka mbajtur një ceremoni simbolike për shpërndarjen e pakove shkollore për nxënësit e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali ne lokalitetin e Serbobranit.  Rreth 80 pako shkollore me të gjitha mjetet  e nevojshme për procesin mësimor kane filluar dhe po vazhdojnë të shpërndahen në Komunën e Istogut, ne lokalitetin e fshatit Serbobran dhe Gurrakoc në kuadër të projektit “EU SIMRAES II” për nxënësit në klasë  parafillore, në shkollën fillore dhe të mesme të ulët, më qëllim që të lehtësohen kushtet e shkollimit për pjesëtarët e këtyre komuniteteve.
Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues nga Drejtoria e Arsimit në Istog, drejtoresha e shkollës së Serbobranit, në të cilën janë dy qendrat mësimore, Zyra e komuniteteve në Komunën e Istogut, prindërit, nxënësit dhe mediat.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2- Arsim për Integrim” (i quajtur EU SIMRAES 2), që është projekt tre vjeçar, i cili ka filluar të implementohet nga Syri i Vizionit në partneritet me KEC, në Komunën e Istogut dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe KFOS.