mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fushata vetëdijesuese për vijimin e procesit mësimor

04.10.2017Pejë, Istog, Klinë, 04 tetor- Në kuadër të projektit “Mbështetje në integrimin dhe fuqizimin e të kthyerve romë, egjiptianë dhe ashkalinjë përmes Zhvillimit të Kapaciteteve në Edukimin Bazik në Kosovë”, i cili përkrahet nga GIZ – Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe implementohet nga “Syri i Vizionit”, gjatë muajit shtator u zhvillua cikli i parë i fushatave vetëdijesuese rreth motivimit të fëmijëve të komuniteteve romë, egjiptianë dhe ashkalinjë për vijimin e procesit mësimor.
Ky cikël i fushatave u realizua në tri shkolla fillore të komunës së Pejës përkatësisht në shkollat e fshatrave Cigë, Zahaq dhe Kliqinë, në shkollat fillore “Ismet Raci” dhe “Motrat Qiriazi” në Klinë, si dhe në shkollën fillore “Avni Rrustemi” në Zallq të Istogut. Në këto takime të zhvilluara me familjet e komuniteteve që jetojnë në lokalitetet përkatëse, u fol për rëndësinë dhe vlerat që ka për fëmijët pjesëmarrja në procesin e rregullt mësimor si dhe për dobitë dhe rolin e pazëvendësueshëm që ka shkollimi në zhvillimin dhe përparimin e tyre, në emancipimin e familjes dhe të shoqërisë në përgjithësi.