mendo globalisht,
vepro lokalisht

Vizitë studimore në Salzburg për t’u njohur me përvojën austriake në hoteleri

07.12.2017

Salzburg, 03-06 dhjetor 2017 – Është realizuar vizita ndërlidhëse mes shkollave profesionale (drejtimi hoteleri turizëm) me shkollat profesionale të hotelerisë dhe turizmit në Austri. Gjatë kësaj vizite mësimdhënësit nga drejtimi i hotelerisë dhe turizmit, se bashku me përfaqësuesit e drejtorateve të arsimit nga komunat Peje, Gjakove dhe Prizren kanë vizituar dy shkolla të turizmit në qytetin e Salzburgit, ku janë njoftuar më punën që bëjnë këto shkolla në përgatitjen e nxënëseve për tregun e punës, punën praktike që bëjnë nxënësit, bashkëpunimin me institucionet dhe bizneset, dhe fokus të veçantë iu është kushtuar mundësisë së bashkëpunimit mes shkollave. Po ashtu gjatë kësaj kohë janë vizituar edhe disa organizata turistike dhe biznese të cilët bashkëpunojnë më shkolla për praktikat profesionale, si dhe është vizituar organizata Volkshilfe Salzburg, ku jemi njoftuar me punën që bënë kjo organizata në ofrimin e shërbimeve për komunitetin. Kjo vizitë është realizuar në kuadër të programit SEED faza e dyte, i cili zbatohet nga Syri i Vizionit dhe Volkshilfe dhe mbështet nga Austrian Development Cooperation