mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fushata avokuese për nevojat e fëmijëve nga komunitetet e ndryshme

25.12.2017

Pejë, Klinë, Istog, 13-22 dhjetor – Në lokalitet dhe përfituese të projektit "Mbështetje në Integrim dhe Fuqizim të të kthyerve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, përmes zhvillimit të Kapaciteteve në Arsimin Fillor, Kosovë", Syri i Vizonit gjatë muajit dhjetor ka zbatuar fushatat avokuese në pesë lokalitete të këtyre komunave. 
Me temën “Nevojat dhe sfidat e arsimit fillor të fëmijëve nga komunitetet e ndryshme” në shkollat fillore “Avni Rrustemi” në Zallq, “7 Shtatori” në Cigë, si dhe në në shkollat “Ismet Raci” dhe “Motrat Qiriazi” në Klinë, u realizuan fushata avokuese  me pjesëmarrjen e prindërve nga komunitetet e këtyre vendeve, Drejtoritë për Arsim të komunave Pejë, Klinë dhe Istog, zyrtarëve nga zyrat komunale për komunitete dhe drejtueseve dhe mësimdhënësve të shkollave. Në këto takime u diskutuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me vështirësitë dhe nevojat e familjeve të kthyera në këto lokalitete, në veçanti rreth aspekteve të integrimit të tyre në jetën arsimore dhe sociale.
Projekti mbështetet nga GIZ – Agjensia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe realizohet nga “Syri i Vizionit”.