mendo globalisht,
vepro lokalisht

Miratohet Strategjia e komunikimit shkollë prindër për orientimin në karrierë

26.01.2018Prishtinë, 13 janar 2018- Strategjia ekomunikimit shkolle-prindër për orientimin në karrierë për nxënësit e arsimit tëmesëm të ulët e miratuar me aktivitetet e përbashkëta institucioneve dhe organizataveqë punojnë në këtë sektor, është miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dheteknologjisë. Me nënshkrimin nga sekretari i përhershëm i ministrisë, dokumentika marrë formën zyrtare dhe bashkë me të plani për implementimin e saj në periudhëntrevjeçare të pilotimit deri në implementimin e saj përfundimtar.

Strategjia është dokumenti i parë qërolin dhe angazhimin e prindërve në mbështetje të fëmijëve të tyre për zgjedhjete tyre për karrierën dhe i referohet nxënësve të klasave 6-9 ne vendimet përshkollimin dhe karrierën e mëtejme.

Hartimi i saj është bërë i mundurnga mbështetja financiare e projektit ProKarreiera nga Syri i Vizionit dhe SolidarSuisse dhe projektit EYE nga Helvetas, që e kanë ndihmuar Ministrinë e arsimit.Syri i Vizionit ka qenë anëtar aktiv në këtë grupi punues që ka hartuar punëtorinëdhe ka mundësuar funksionimin e këtij grupi punues duke furnizuar edhe mematerialet, hulumtimet, mjetet e punës dhe përvojën e dy projekteve tëimplementuara në gjashtë vitet e kaluara në rajonin e Pejës: Mismatch dheProKarriera. Përveç kësaj punën e fokus grupet që kanë ndihmuar punën e grupitpunues të MASHT kanë kontribuuar edhe mësimdhënësit e orientimit në karrierë tëtrajnuara nga projekti Mismatch.

Strategjia e komunikimitshkolle-prindër për orientimin në karrierë për nxënësit e arsimit të mesëm tëulët në vitin 2018 pilotohet në shtatë shkolla të mesme të Kosovës:  Zekiria Rexha në Gjakovë; Thimi Mitko në Gjilan; Lidhja e Prizrenit në Pejë; Dardania në Prishtinë; Abdyl Frasheri në Prizren; Tefik Çanga në Ferizaj; SHMU - 2 në Vushtrri, në të cilat do mbahen takimet e organizuara me prindër të klasave 9,  kurse në vitin 2019 do vazhdojë me dhe 7shkolla shtesë, gjatë vitit 2020 pilotimi do shtrihet në 21 shkolla, nga tri nësecilin rajon, kurse pas kësaj, aktivitetet e tilla do të shtrihen ën të gjithashkollat fillore të mesme dhe të ulëta të Kosovës.

Projekti ProKarriera nga Syri i Vizionitdo të mbështetë financiarisht dhe me ekspertizë Ministrinë e Arsimit nëmbajtjen e aktiviteteve të pilotimit të kësaj strategjie.