mendo globalisht,
vepro lokalisht

Monitorimi i raundit të dytë të zgjedhjeve në Komunën e Istogut

17.12.2017

Istog, 17 dhjetor- Në komunën e Istogut zgjedhjet e përsëritura lokale janë vëzhguar nga Demokracia në veprim. Syri i Vizonit si një nga organizatat përbërëse të DnV gjatë ditës ka angazhuar 20 vullnetarë të cilat kanë mbikëqyrur gjatë ditës procesin e numërimit dhe deri në numërimin dhe shpalljen e rezultatit në orët e mbrëmjes.