mendo globalisht,
vepro lokalisht

Me fëmijët e shkollave nga Gurrakoci dhe Serbobrani diskutohet për Kosovën Evropiane

16.02.2018


Istog, 16 shkurt - Organizata jo qeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në kuadër të aktiviteteve ndërkulturore me rastin  e festës së Pavarësisë së Kosovës ka organizuar vizitë në Muzeun e qytetit të Istogut dhe tek Lapidari i Dëshmorëve, me përfituesit në kuadër të projektit  SIMRAES II.
Vizita kishte për qëllim që këta fëmijë të të dy qendrave mësimore, të njihen me vlerat e rëndësishme të shtetit ku jetojnë.
Në këtë vizitë ishin nxënësit e QM- Serbobran dhe Gurrakoc, të cilët janë pjesë e programit me detyra të shtëpisë. Përveç vizitës në Muzeun e qytetit dhe Lapidarit të Dëshmorëve, ata bënë edhe punim me qendra dhe diskutuan mbi Kosovën, progresin e saj dhe të ardhmen evropiane.
Projekti “Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2- Arsim për Integrim” (i quajtur EU SIMRAES 2), është një projekt tre vjeçar, i cili implementohet nga Syri i Vizionit në partneritet me KEC, në Komunën e Istogut dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe KFOS.