mendo globalisht,
vepro lokalisht

Takim me donatorët për orientimin në karrierë

18.03.2018

 

Prishtinë, 13 mars- Ministria e arsimit , shkencës dhe teknologjisë ka organizuar një takim për koordinim me organizatat donatorë që punojnë në fushën e orientimit dhe këshillimit në karrierë, në të cilin është diskutuar mundësia e koordinimit të projekteve dhe aktiviteteve në lidhje me orientimin në karrierë. Zyrtarë të MASHT kanë paraqitur nevojën e mbështetjes nga donatorët për zhvillimin e këtij sektori, ndërsa kanë paraqitur shembujt e mirë të krijuar ndër vite nga këto organizata me projektet e tyre. Ndër to është veçuar edhe kontributi i projekteve Prokarriera/Mismatch, që Syri i Vizionit i ka implementuar në komunat e perëndimit të Kosovës me mbështetjen e Solidar Suisse. Përveç kësaj, Syri i Vizionit ka mbështetur MASHT gjatë vitit 2017 dhe 2018 në hartimin dhe implementimin e Strategjisë për Komunikimin shkollë prindër për orientimin në karrierë.

 

Në takimin e donatorëve Syri i Vizionit ka shprehur angazhimin që të ndihmojë MASHT në zbatimin e kësaj strategjie, në hartimin e një rregulloreje ndërministrore për funksionimin e këshillimit në karrierë sidomos në lokal, ku nga projektet Prokarriera/Mismatch dhe SEED kanë krijuar struktura joformale si Grupi koordinues lokal në Pejë, apo Këshillat lokale të punësimit, që miratohen nga asambletë komunale në Pejë, Gjakovë dhe Prizren.