mendo globalisht,
vepro lokalisht

Aktivitet të shumta për 1 qershorin me nxënësit e Pejës, Klinës dhe Istogut

01.06.2018

Pejë, 1 Qershor – Me shëtitje nëpër qytet, vizita në monumente të ndryshme, lojëra në sheshin kryesor si dhe aktivitete tjera edukative dhe argëtuese, u shënua sot 1 qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Protagonistë ishin nxënësit e qendrave mësimore të tri shkollave fillore të komunës së Pejës: “7 Shtatori” nga Ciga, “Haxhi Zeka” nga Zahaqi dhe “Naum Veqilharxhi” nga Kliqina.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit "Mbështetje në Integrim dhe Fuqizim të të kthyerve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, përmes zhvillimit të kapaciteteve në arsimin fillor, Kosovë" – i mbështetet nga GIZ-i që realizohet nga Syri i Vizionit.
Edhe në shkollat "Xhemajl Kada" në Pejë dhe “7 shtatori” në Vitomiricë me aktivitete është shënuar 1 Qershorin. Nxënësit  e mësimit plotësues në këto shkolla me fëmijët e mësimit të rregullt, për Ditën ndërkombëtare të fëmijëve sot kanë prezantuar punimet që i kanë përgatitur ditëve të fundit, të cilat i kanë shfaqur para nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve në një ekspozite me poezi, ese, këngë, punë dore, etj. që ka paraqitur vizioni e tyre për një botë miqësore me fëmijët.
Mësimi plotësues në këto shkolla organizohet në kuadër të projektit Prospect + që Syri i Vizionit e impementoin me financim nga KFOS.

Aktivitete të tilla janë zhvilluar nga nxënësit e Qendrave mësimore  në Klinë dhe Istog.