Vizitë studimore përshkëmbim të praktikave të mira për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje

Për tri ditë me radhë përfaqësuesit nga Serbia dhe Shqipëria kanë zhvilluar takime biseda të përbashkëta me këto grupe dhe përfaqësues për të parë për së afërmi se si qytetarët angazhohen në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të tyre me të cilat ballafaqohen. Gjithashtu kjo vizitë ka shërbyer që pjesëmarrësit nga këto dy shtete të marrim edhe praktika të mira të funksionimit të bashkëpunimit mes të qytetarëve dhe institucioneve lokale, shoqërisë civile dhe grupeve të tjera të interesit.
Vizita është realizuar në kuadër të programit "Fuqizimi i rolit të Shoqërisë civile për të iniciuar përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse", të mbështetur nga Olof Palme international Center dhe përkrahur nga SIDA.