mendo globalisht,
vepro lokalisht

Punëtori për edukimin e publikut në Pejë për të drejtat e viktimave të shtetit

12.07.2018

Pejë, 12 korrik- ATRC në kuadër të projektit “Justice in Justice” të mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan – Byroja për Çështjet e Trafikimit Ndërkombëtar të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, në partneritet me Syri i Vizionit zhvilluan punëtorinë për edukimin e publikut në Pejë. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte vetëdijësimi i publikut për të drejtat e viktimave të cilat janë shkelur nga shteti, mekanizmat që luajnë rol të rëndësishëm për mbrojtjen e viktimave, dhe gjithashtu prezantimi i mekanizmave të ankesave kundër zyrtarëve që shkelin përgjegjësitë e tyre për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Në këtë punëtori panelist të ftuar ishin Gjyqtarët, Prokurorët dhe Avokatët Mbrojtës. Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë për së afërmi brengat e tyre me zyrtarët institucional.