mendo globalisht,
vepro lokalisht

Takim i koordinimit lokal për orientimin në karrierë

01.08.2018

 

Pejë, 01 gusht- Në takimin e grupit koordinues lokal për orientim në karrierë të mbajtur më datë 1 gusht 2018 në zyrat e drejtorit të DKA Pejë kanë marrë pjesë: Drejtoria komunale e arsimit, Zyra e Punësimit, Qendra e aftësime profesionale, drejtorët e shkollave Tetë marsi, Xhemajl Kada, Dardania, 7 shtatori –Vitomricë, Haxhi Zeka Zahaq, QB Xheladin Deda, pesë mësimdhënës dhe dy persona nga Syri i Vizionit, që kanë trajtuar zhvillimin e orientimit në karrierë në komunën e Pejës.

Në takim nga SiV është raportuar për ecurinë e takimeve në nivel të Kosovës të Strategjisë së bashkëpunimit shkollë-prindër për orientim në karrierë, duke përfshirë Pejën ku janë mbajtur takime me prindër në shkollën Lidhja e Prizrenit që është e pilotuar dhe takime shtesë në shkollën Dardania.

Mbi informatat që janë mbledhur në kuadër të grupit lokal nga shkollat kemi krijuar një pasqyrë të shkurtë të zhvillimit të orientimit në karrierë në komunën e Pejës bashkë me disa konstatime për zbatimin e lëndës nëpër shkolla, për çka është hartuar edhe një raport përmbledhës me konstatime. Në mungesë të një instrumenti standard të raportimit informatat janë të shpërndara në forma të ndryshme. Në këtë takim nga projekti ProKarriera është ofruar një vegël e raportimit që kemi krijuar gjatë projektit dhe raporti për takimin tjetër në muajin shtator do të jetë më i strukturuar.

Me drejtorët e shkollave Tetë marsi, Xhemajl Kada, Dardania, 7 shtatori –Vitomiricë, Haxhi Zeka Zahaq është diskutuar se si të gjejmë mënyra për t’i tërhequr prindërit në takimet që do të organizohen nga muaji shtator nëpër shkolla ne kuadër të Projektit ProKarriera me mbështteje nga Solidar Suisse.