mendo globalisht,
vepro lokalisht

Prezantime suksesi: Puna e të rinjve të ROR prezantohet në Tajlandë

09.08.2018

 

Organizuar nga Save the Children Suedi, Hera Luma një nga anëtaret e grupit për monitorimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë – ROR (Respect our right) mori pjesë në Javën e të Mësuarit për Arsimin Gjithëpërfshirës (6-9 Gusht 2018) që është mbajtur në Bangkok, Tajlandë. Ajo pati rastin te prezantoi punën e ROR dhe angazhimin e saj në grupin tonë qysh në moshën 14 vjeçare.

Hera gjithashtu prezantoi rreth progresit dhe mësimeve të nxjerra nga zbatimi i projektit “Respektoni të Drejtat Tona” dhe praktikat e punës gjate implementimit te projektit me "Asamblenë Komunale të Fëmijëve", projekte këto të cilat inkurajojnë grupe të udhëhequra nga fëmijët në Kosovë që të avokojnë për të drejtat e tyre dhe për qytetari aktive.