mendo globalisht,
vepro lokalisht

Grupi ROR me angazhime të përbashkëta me Institucionin e Avokatit të Popullit

18.09.2018

Prishtinë, 14 shtator- Sot në zyrat e Save the Children në Kosovë u mbajt takimi mes përfaqësueseve të grupit kombëtar monitorues të udhëhequr nga fëmijët ROR (Respect Our Right - Respektoni të Drejtat Tona) me përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës. 
Gjatë këtij takimi, fëmijët morën pjesë aktive në diskutimet rreth ndarjes së përgjegjësive dhe vazhdimit të implementimit të planit të përbashkët të veprimit në mes grupit ROR dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, plan ky i dakorduar përmes nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit në mes Avokatit të Popullit dhe Save the Children më 19 Janar të vitit 2018. Grupi ROR është krijuar në kuadër të projektit që OJQ Syri i Vizionit implementon me mbështetjen financiare nga Save dhe Children.