mendo globalisht,
vepro lokalisht

Bëhu pjesë e fushatës “Papuqja është për t’u mbathë, jo për të goditë”

21.06.2019

Save the Children në Kosovë në partneritet me organizatën Syri i Vizionit dhe në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, kanë kënaqësinë t'u ftojnë të jeni pjesë e fushatës sensibilizuese “Papuqja është për t’u mbathë, jo për të goditë” si pjesë e fushatës së Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve “#RriteMeDashni”.

Qëllimi i kësaj fushate është të rris vetëdijen e prindërve dhe të rriturve për pasojat që ka ndëshkimi trupor dhe përdorimi i dhunës e ushtrimi i dhunës me papuqe, si një dukuri mjaft e shprehur në familje.

Fushata do të realizohet më 24 qershor 2019 (e hënë) duke filluar nga ora 12:00 deri në 14:00, përmes marshimit prej Kuvendit të Kosovës deri në sheshin Zahir Pajaziti, Prishtinë.

Fushata e Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve “#Rrite me Dashni”, realizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë.