mendo globalisht,
vepro lokalisht

Ekspertët austriak ndajnë njohuritë e tyre me mësimdhënës e profesionistë nga Kosova

10.12.2019

06 dhjetor 2019, Gjakovë - Ka përfunduar punëtoria treditore me ekspertë të shkollave “Tourismusschule Bad Ischl nga Austria për “Përmirësimin e praktikës profesionale brenda institucioneve arsimore në drejtimin e hotelerisë dhe turizmit, demonstrimi praktik i menaxhimit hotelier dhe bashkëpunimi me bizneset”.

Mësimdhënës nga shkollat profesionale - drejtimi hoteleri dhe turizëm nga rajoni i Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit si dhe profesionistë nga qendrat e aftësimit profesional morën pjesë në këtë punëtori. 

Gjatë këtyre tre ditëve pjesëmarrësit arritën të rrisin njohuritë e tyre lidhur me praktikën profesionale brenda institucioneve arsimore për shërbime hoteliere, për trendët dhe zhvillimin e industrisë se shërbimeve hoteliere në Evropë, përkatësisht ne Austri, bashkëpunimin me bizneset dhe ngritjen profesionale të mësimdhënëseve, demonstrimin praktik dhe teorik në menaxhimin hotelier. 

Kjo punëtori treditore u organizua në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit – SEED faza e dytë” të zbatuar nga Syri i Vizionit dhe Volkshilfe Solidarität me mbështetje nga Agjencia Austriake për Zhvillim - ADA.