mendo globalisht,
vepro lokalisht

Promovohen sportelet ndihmëse për qytetarë

23.12.2019

20 dhjetor, 2019 - OJQ Syri i Vizionit në bashkëpunim me Drejtoritë e Administratës në komunat e Deçanit, Rahovecit dhe Pejës kanë mbajtur takime lidhur me “Promovimin e sportelit ndihmës për qytetarë” në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte promovimi i sporteleve ndihmëse për qytetarë të cilat ndodhën në administratat komunale të komunave, Deçan, Rahovec dhe Pejë, e të cilët janë iniciuar në kuadër të projektit për zhvillimin e qytetarisë aktive në Kosovë.

Këto sportele do të ndihmojnë qytetarët dhe t’ua bëjnë atyredhe kryetarëve të këshillave lokale më të lehtë të adresojnë dhe hartojnë kërkesate tyre drejtuar institucioneve.

Gjatë këtyre takimeve, të gjithë pjesëmarrësve u janë ofruar informatorë me udhëzimet e nevojshme lidhur me sportelet ndihmëse për qytetarë, çfarë shërbimesh mund të marrin, si mund të kontaktohen ato si dhe numrat pa pagesë për qytetarë.

Takimet janë organizuar në kuadër të programit “Qytetaria Aktive”, të cilin është duke e zbatuar Syri i Vizionit për disa vite tashmë membështetje nga Olof Palme International Center dhe SIDA. Projekti në fjalë përqendrohet në komunat e rajoneve të Pejës dhe Prizrenit.